Site icon Telegrafi

Abdixhiku i tha se askush në jetë nuk i ka thënë “puna e mbarë”, i përgjigjet Kurti

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur kryetarit të LDK-së, i cili e kishte akuzuar të parin e qeverisë se nuk kishte punuar asnjëherë në jetë. “Ky nuk di në jetë të vet të menaxhojë një projekt”, e kishte akuzuar Abdixhiku.

“Çfarë të them unë tash. Unë po e menaxhojë Qeverinë në ditët më të mira si rezultat i qeverisjes sime. Në verën e vitit 2020 ishin 1.5 miliardë euro të hyra tatimore, pas dy viteve të qeverisjes sime u bënë 2.5 miliardë euro. Unë po flasë me fakte, kush dëshiron të krijojë atmosferë negative le ta bëjë atë”, deklaroi Kurti në Debat Plus, përcjell Telegrafi.

I pari i qeverisë thotë se edhe deficitin buxhetor e kanë ulur për rreth 11 herë.

“Çfarë keq menaxhimi kam sjellë këtu. Çfarë menaxhimi kanë bërë Qeveria Hoti apo qeveritë tjera. Puna e mbarë mua më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën”.

Lexo po ashtu Kurti flet për kohën kur e kundërshtonte dialogun: Mos më detyroni të flas për deklaratat e vitit 2010, nuk mund ta ndryshoj të kaluarën

Ndryshe Abdixhiku, para disa ditëve tha se vetëm Kurtit dhe Vali Corleones, nuk iu ka thënë askush “puna e mbarë”, për shkak se sipas tij nuk kanë punuar asnjëherë.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vet nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm”, kishte deklaruar Abdixhiku./Telegrafi/

Exit mobile version