Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takimin e parë mobilizues me strukturat e Degës së LDK-së në Podujevë.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka takuar Kryesinë e Degës, të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët e LDK-së atje.
“I urova për një vit të mbarë. I falënderova për angazhimin e vazhdueshëm që ata dhe gjithë veprimtarët tjerë kanë”, ka shkruar Abdixhiku.
“Viti 2024, për LDK-në, do të jetë vit i angazhimit në terren; në takime me qytetarë në të gjitha 877 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë”.
“Nisëm me planifikim e aktiviteteve në Podujevë sot, do ta vazhdojmë në çdo qytet e çdo fshat; sepse Rruga e Re duhet të shpaloset në çdo anë. Dhe në këtë rrugëtim, Lidhja ka anëtarësinë e jashtëzakonshme të saj”, ka shkruar ai. /Telegrafi/