Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të entjen ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku, tha se është biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Ai theksoi se LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, u shpreh Abdixhiku.
Ndryshe, pas zhvillimeve në veri, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, por nuk është bërë e ditur data.
“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japin datën në kohën e duhur“ ka thënë ai.
Borrell ka paralajmëruar ftesë për dy liderët prej 23 nëntorit, pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave./Telegrafi/