Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës ku presidente u zgjedh Vjosa Osmani, tha se procesi ishte demokratik.
Abdixhiku u shpreh se LDK tash e tutje do të vazhdoj rolin e saj opozitar.
“Tani kemi një presidente të vendit, i urojmë shëndet dhe shpresojmë që e njëjta do të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit dhe duke i konsultuar të gjitha partitë dhe të lë një shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme.
LDK në këtë moment e tutje pas stabilitetit të krijuar në vend do të vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti absolut”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku me të përfunduar fjalën e saj Osmani si Presidente, është ngritur dhe e ka përshëndetur duke i uruar kështu edhe pozitën e saj të re. /Telegrafi/