Site icon Telegrafi

Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit: Rreth njëmijë persona në javë e lëshojnë Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosovën çdo ditë po e lëshojnë rreth 173 persona, 1000 në javë dhe në vit 50 deri 60 mijë.

“ Sot teksa flasim 173 të rinj dhe të reja e lëshojnë vendin tonë, për një javë bëhen 1000 persona. Për një vit bëhen 50 mijë deri 60 mijë persona që e lëshojnë Kosovën, me viza pune po flasë. Këto janë të dhëna zyrtare”, u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se kjo është gjendje e keqe për Kosovën,, dhe se në politikën e tanishme të partisë në pushtet nuk ka kurriz.

“Nuk ka kurriz në politikën e tanishme të partisë në pushet. Janë dhënë mbi 250 milionë euro një burimor njerëzit e tij. Ky veç e ka krijuar bindjen që ka jetë modeste. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë qeveri. E ka krijuar bindjen që ka jetë modeste, është mashtrim populist si gjithçka tjetër. Çdo gjë që e shihni është e pavërtetë. Prokuroria nisi hetimet pas kauzës së LDK-së për tenderët njëburimor”, tha Abdixhiku.

Ai foli edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, duke e quajtur dështim spektakolar.

“Këshilli i Evropës është dështim spektakolar për ka qëllimi, për ka strategjia që e ka ndjekë Qeveria dhe për nga kushti që na ka mbet neve’’, tha Abdixhiku në Pressing të T7.

Sipas Abdixhikut “anëtarësimi në Këshillin e Evropës është shumë i rëndësishëm për Kosovën. Për Evropë është njëjtë si të anëtarësohemi në OKB. Dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është humbje kapitale’’.

I pari i LDK-së tha se Qeveria i ka mashtruar aleatët.

“Kur flasin me aleatët mendojnë se po flasin me militantët e tyre. Tash letrat e shtetit të Kosovës, s’kanë vlerë për aleatët e shtetit tonë. Ata nuk i besojnë institucioneve të Kosovës, për herë të parë në histori nuk na besojnë aleatët. Heqja-dorë prej orientimit atlantik është dezertim prej interesave strategjike të Kosovës. Me gjithë mençurinë të tij, rezultati përfundimtar i tij mos anëtarësim në Këshill të Evropës, kushti për autonomi do të mbetet, Manastiri i Deçanit u dha, por nuk u anëtarësuam. Kjo është sjellje e papërgjegjshme e tyre’’, deklaroi Abdixhiku.

Exit mobile version