Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani.
Abdixhiku ka thënë se me Osmanin ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur, transmeton Telegrafi.
“Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar. Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar “presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend”. /Telegrafi/