Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Sipas një njoftimi për media, Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë. /Telegrafi/