Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria aktuale e koalicionit PAN, për një vit e gjysmë ka shpërdorur 200 milionë euro.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, thotë se me paratë e shpërdorura do të viheshin në binarë shumë gjëra.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
“Në Kosovën e PAN-it:
– 53 milionëve të Bechtelit;
– 52 milionëve të ujit;
– 49 milionëve të listave fallce;
– 16 milionëve të rezervës shtetërore;
– 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;
I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.
Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/