Telegrafi

Abdixhiku mbledh sot deputetët e LDK-së për çështjen e presidentit

Foto: Arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takojë sot deputetët e partisë së tij për çështjen e presidentit.

Nga LDK-ja i kanë thënë Telegrafit se takimi pritet të mbahet në ora 12:00.

Këto takime të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke u mbajtur disa ditë pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari, Lutfi Haziri u takuan me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Lexo po ashtu Osmani pas takimit: Gjithçka ishte në frymën pozitive, pres mbështetje prej ish-kolegëve - do të takohem edhe njëherë me Abdixhikun

Gjatë këtij takimi i cili nga të dy palët u pa si pozitiv, ishte diskutuar për platformën presidenciale të Osmanit, ndërkaq po ashtu ishte kërkuar nga Osmani të shpjegonte pozicionin e saj, nëse të gjitha partitë do t’i trajtonte barabartë nëse zgjidhej presidente.

Pritet që pasi Abdixhiku të përfundojë takimet me bashkëpartiakët e tij, të ketë edhe një takim përfundimtar me Vjosa Osmanin për t’i dhënë edhe vendimin përfundimtar nëse do ta përkrahin ose jo për presidente. /Telegrafi/