Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Kurti ka ndryshuar pozicion për disa çështje lidhur me dialogun me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar pozicion për disa tema lidhur me dialogun me Serbinë.

Abdixhiku këtë deklaratë e bëri në një prononcim për media pas takimit me shefin e ekzekutivit, Albin Kurti.

“Unë vërejta jo vetëm për reciprocitetin, por edhe tema tjera që ka pasur paraprakisht si kauzë ka ndryshuar pozicion në dialog. Janë pozicione të reciprocitetit, kërkim faljes, dialog të brendshëm para të jashtëm. Pra, janë pozicione të ri-dizajnuara të kryeministrit”, tha ai, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Pa pjesëmarrjen e SHBA-së nuk duhet të ketë dialog me Serbinë

Sipas kryetarit të LDK, tani është koha që Kurti të dëshmojë veten, ndërsa tha se do ta ketë mbështetjen e LDK përderisa vepron mbarë dhe mirë.

Se a kanë pasur mospajtim lidhur me shtyllat bazë për dialogun me Serbinë, Abdixhiku tha “tani ne folëm për shtyllat që duhet të mbrojë, nuk patëm mospajtime pasi janë orientime ideologjike që e ruajnë këtë Republikë”. /Telegrafi/

Exit mobile version