Telegrafi

Abdixhiku kritikon Qeverinë, thotë se këso rritje të çmimeve nuk kanë ndodhur as në 20 vjetet e fundit

Foto: Arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se këso rritje të çmimeve nuk kanë ndodhur as në 20 vjetet e fundit

Abdixhiku në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar nga Qeveria të marrë masa.

“Po provohet të jepet një pasqyrë e një zhvillimi ekonomik që është i pashembullt. Kur krahason një vit të ri me vitin 2020 çdo numër është më i mirë. Po çfarë është e vërteta, një bombë postpandemike, ka pasur edhe rritje të çmimeve. Kjo është rritja më e madhe në 20 vjetet e fundit, madje në produkte bazike. Është e padrejtë që qytetarët edhe të paguajnë më shtrenjtë edhe të japin më shumë kontribut në Trust”, tha Abdixhiku.

Kurse, kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të ketë rritje të pagave, mirëpo sipas tij kjo nuk mund ta ndjek rritjen ekonomike.

Kurti në seancën plenare të Kuvendit është shprehur se Kosova ka shënuar rritje ekonomikë prej 9.9 për qind. /Telegrafi/