Site icon Telegrafi

Abdixhiku e quan Kurtin kopshtar në luftë, e luftëtarë në kopsht

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti dhe e ka kritikuar atë kur foli para deputetëve për pakon e re për përballje me inflacionin dhe për mbështetjen e qytetarëve.

Deputeti Abdixhiku e ka quajtur kryeministrin Kurti kopshtar në luftë, e luftëtar në kopsht.

Madje, ai tha se Kurti është dorëzuar dhe i ka çuar duart prej këtij vendi.

“Kur dëgjova kryeministrin kuptova që ai është dorëzuar. Albin Kurti është i dorëzuar, i ka çuar duart. Ai s’i besonte as vet masave e politikave që po i lexonte këtu në seancë, dhe më jep përshtypjen se është një kopshtar në luftë, e një luftëtar në kopsht. Pra, kur gjërat janë qetë merr zemër si luan, por na bëhet një kopshtar kur është gjithandej i rrethuar me kriza. Pra, përtej paranojës që e kishte, s’e armiqtë e padukshëm iu kanë bërë bashkë për ta rrëzuar, e siç ju thash më shpesh e përmendin këtë rrëzimin se sa ne, mendoni këtë gjë pak”, tha ai./kp/

Exit mobile version