Telegrafi

Abdelhamid Sabiri i Sampdorias shënon ‘golin e vitit’, tund rrjetën nga gjysma e fushës ndaj Besiktasit

Mesfushori i Sampdorias, Abdelhamid Sabiri ka shënuar një supergol në ndeshjen miqësore ndaj Besiktasit.

Sampdoria dhe Besiktasi kanë barazuar me rezultat 1-1 në miqësoren e zhvilluar sot (e shtunë) pasdite.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Abdelhamid Sabiri (37’) për 0-1 për Sampdorias, ndërsa Besiktasi barazoi 1-1 me anë të Wout Weghorst (65’).

Megjithatë, goli i parë i shënuar nga italianët ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Mesfushori gjerman ka shënuar një supergol nga një distancë mbi 50 metra apo më saktë afër gjysmës së fushës.

Ky gol padyshim se është njëri nga më të mirët e vitit dhe tashmë ka hedhur kandidaturën për çmimin ‘Puskas’. /Telegrafi/