Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka quajtur zhgënjyese mosarritjen e një marrëveshjeje për targat në Bruksel.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai u shpreh se situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të thjeshtë në Kosovë dhe shpërqendron misionin e Qeverisë për përmirësimin e jetës së tyre.
Tutje tha se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë.
“Është e nevojshme që menjëherë të bëhet përparim për t’u arritur një marrëveshje për normalizim, që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet rreth çështjeve të tilla si targat”, ka shkruar Abbott./Telegrafi/