Telegrafi

Abbott: Të gjithë atyre që festojnë, urime Pashkët

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar festën e Pashkëve.

Përmes një video në Facebook, ka thënë se sot është e Diela e Pashkëve, dhe për dikë, kohë për të festuar ringjalljen e Jezu Krishtit.

Sipas tij, në këtë kohë të vështirë, kur përballemi me sfidën e një virusi dhe kufizimet që sjell ai, të gjithë duhet të përballemi me të ardhmen me shpresë, vendosmëri dhe guxim.

“Përshëndetje, sot është e Diela e Pashkëve, dhe për dikë, kohë për të festuar ringjalljen e Jezu Krishtit. Të gjithë atyre që festojnë sot iu dërgoj urimet më të mira”.

“Në këtë kohë të vështirë, kur përballemi me sfidën e një virusi dhe kufizimet që sjell ai, të gjithë duhet të përballemi me të ardhmen me shpresë, vendosmëri dhe guxim. Kjo nuk është kohë për frikë, përçarje ose egoizëm. Ne do t’u përkrahim sa më mirë që mundemi”.