Telegrafi

Ambasadori britanik pjesë e procesit të përzgjedhjes së oficerëve të FSK-së, të cilët do të trajtohen në Britani

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët do të trajtohen në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, Sandhurst.

Gjithashtu, Abbott ka njoftuar se deri tani janë 22 oficerë të FSK-së, të cilët janë trajnuar në Sandhurst.

“Gjatë vizitës sime, ishte kënaqësi të takoja gjeneral brigade Irfete Spahiu. Ne diskutuam për mbështetjen e tanishme dhe të ardhshmen bilaterale për të rritur kapacitetet e mëtejshme të FSK-së”, ka shkruar Abboott./Telegrafi/