Site icon Telegrafi

Abazoviq merret në pyetje për ryshfetin prej 21 milionë eurove, kryeprokurori special malazez: Nuk ka rast për gjykim

Nuk ka asnjë dyshim të bazuar se një krim është kryer në ofrimin e parave për udhëheqësin e URA-së, Dritan Abazoviqin.

Kështu ka pohuar në konferencën e sotme të përbashkët të Administratës së Policisë dhe SDT, Kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniq, raporton rtcg.

Duke kujtuar se një hetim ishte iniciuar në këtë rast, Katniq tha se politikani shqiptar u mor në pyetje, dhe se në bazë të kësaj, u përcaktua “se nuk ka asnjë dyshim të bazuar se një person ka kryer një krim”.

“Në mënyrë që vepra penale e “dhënies” të ryshfetit të jetë valide, duhet të përmbushen disa kushte. Para se gjithash, që një zyrtar të llogaritur se i është ofruar një shumë e caktuar parash ose vlerë tjetër për të bërë diçka që nuk duhet, ai duhet ta bëjë”, shpjegoi Katniq.

Lexo po ashtu Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin

Ndryshe, zëvendëskryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kishte pohuar më parë se ju kishin ofruar 21 milionë euro në formë ryshfeti për mos ta rrëzuar nga pushteti qeverisës partinë e presidentit aktual malazez, Milo Gjukanoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version