Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se qeveria e re ka ndjeshmëri të padyshimtë për pakicat dhe se ajo është gjithmonë e hapur për çdo lloj bashkëpunimi me ta.
Sot, Abazoviq priti anëtarin e koalicionit shqiptar “Njëzëri” në parlamentin malazez dhe kreun e Partisë Demokratike, Fatmir Gjekën.
Ai e informoi atë, siç u njoftua, për aktivitetet qeveritare në 40 ditët e para të punës, si dhe për përparësitë në periudhën vijuese, raporton rtcg.me.
Siç u njoftua, Gjeka shprehu mirënjohje në pritje dhe theksoi se kishte bashkëpunim të mirë me Abazoviqin dhe partinë e tij në periudhën e mëparshme, dhe se kjo duhet të vazhdojë edhe në periudhën pasuese.
“Zëvendëskryeministri Abazoviq dhe deputeti Gjeka ranë dakord që qeveria e re duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë Komunës së Ulqinit në mënyrë që të përdorë sa më mirë potencialet e mëdha për zhvillimin e saj”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/