Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka përshëndetur vendimin e Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Lajm i mirë për fqinjët tanë nga Kosova por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor vendimi i Këshillit të BE-së!”, ka shkruar Abazoviq.
Ai ka thënë se ky vendim i KE-së ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët në BE të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e cila ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët në BE të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
“I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane”, ka deklaruar tutje Abazoviq. /Telegrafi/
🇲🇪 mirëpret vendimin e Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët 🇽🇰, e cila ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët 🇪🇺 të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. 🙌 ⬇️
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 9, 2023