Site icon Telegrafi

Abazoviq përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Abazoviq përmes një shënimi në twitter ka thënë se mirëpret dëshirën e dy vendeve fqinje për të arritur marrëveshje.

Ai ka thënë se dialogu është e vetmja zgjidhje për të kapërcyer krizat.

Sipas tij e kaluara nuk mund të ndryshohet, por mund të ndryshohet e ardhmja.

Lexo po ashtu Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

“Qeveria e Malit të Zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë. Ne duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen”, thuhet në reagimin e Abazoviqit.

 

Exit mobile version