Site icon Telegrafi

Abazoviq: Dua qeveri gjithëpërfshirëse me jetëgjatësi të kufizuar

Dritan Abazoviq tha se nuk i pranon shantazhet për formimin e pushtetit të ri ekzekutiv dhe se po planifikon t’i pajtojë “dyja palët”.

Kryeministri i mandatuar i qeverisë malazeze komentoi njoftimin e Partisë Popullore Socialiste (SNP) se nuk do t’i bashkohet qeverisë me Social Demokratët (SD) dhe Partinë Socialdemokrate (SDP).

“Gjithçka që dua është të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila ka jetëgjatë të kufizuar. Pas kësaj shkojmë në zgjedhje dhe kushdo që fiton i urojmë suksese. Për mua është e rëndësishme që SNP-ja të jetë pjesë e qeverisë”, tha Abazoviq në Podgoricë.

Politikani shqiptar ka marrë mandatin për krijimin e një qeverie të re nga presidenti malazez Milo Gjukanoviq, raporton vijesti.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi javë më parë votoi për shkarkimin e kryeministrit, Zdravko Krivokapiqit dhe e zëvendësoi kryetarin e Kuvendit, Aleksa Beçiq. /Telegrafi/

 

Exit mobile version