Site icon Telegrafi

Abazi: Zgjedhja e Konjufcës u bë nga frika e cenimit të sigurisë shtetërore

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se zgjedhja e Konjufcës ishte urgjencë për shkak të sigurisë kombëtare.

Abazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit ishte nevojë për shtetin e Kosovës pasi sipas tij mund të cenohej siguria kombëtare e Kosova ishte pa institucione.

Ai thotë se nuk mund të lejohej vakum institucional në fund të vitit, përcjell Telegrafi.

“Të zëmë me 28 nëntor para festave do të kishim një rrezik të lartë shtetërorë. Cili ka qenë institucioni kushtetues që do të mbronte sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Unë mendoj që në një republikë parlamentare si është Kosova, Kuvendi është institucioni përgjegjës për këtë punë. Urgjenca ka qenë në pikë kulminante për të formuar Parlamentin”.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se LVV dhe LDK janë në fazën ku nuk është mirë të drejtohet gishti nga njëra-tjetra.

“Ne nuk jemi subjekte oponente. Po negociojmë për të formuar qeverinë”.

Abazi thotë se Vetëvendosje po mundohet të krijojë një precedent që të mos rrëzohet institucioni kryesor i shtetit siç është Kryetari i Parlamentit./Telegrafi/

Exit mobile version