Site icon Telegrafi

Abazi: Visar Ymeri më foli për dobësitë karakteriale të Shpend Ahmetit, shpresoja se do të përmirësohej (Video)

Bojken Abazi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Duke folur për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Abazi ka thënë se Shpend Ahmeti e kishte në kokë ndarjen e Vetëvendosjes kohë më parë.

Ai ka thënë se rezerva për Shpend Ahmetin kishte edhe vetë tezaku i tij, tashmë pjesë e PSD-së, Visar Ymeri, por kanë shpresuar se me kalimin e kohës Ahmeti do të përmirësohej.

“Visar Ymeri më ka folur për Shpend Ahmetin, duke njohur edhe dobësitë karakteriale të tij nga fëmijëria, por unë kam shpresuar se do të përmirësohej me kalimin e kohës”, tha ai.

Sipas aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, grupi i larguar nga Vetëvendosje janë delegjitimuar nga publiku dhe po e kanë vështirë të fitojnë përkrahje nga publiku.

“Disa prej tyre kanë qenë aktivist të mirë. Por koha i ka gërryer ata, dhe tashmë disa prej tyre nuk i njoh siç kanë qenë me parë”, tha ndwr tw tjera Bojken Abazi./Telegrafi/

Exit mobile version