Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte duke folur për draft-statutin e Asociacionit, deputeti Haki Abazi ka vendosur një fotografi të Kurtit si “palaço” dhe një mbishkrim “Kush e lëshoi Radoiçiqin nga rrethimi?”.
Abazi këto mbishkrime dhe fotografi i vendosi në vende të ndryshme të sallës së Kuvendit, mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetares së Kuvendit Saranda Bogujevcit e LVV-së, e cila i hoqi disa prej tyre.
Ndërkaq, Kurti gjatë fjalimit të tij, deklaroi se sundimi i ligjit do të vazhdojë pavarësisht dialogut. /Telegrafi/