Telegrafi

Abazi thotë se ka kaluar rreziku i ndarjes së Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi  ka thënë se rreziku i ndarjes së Kosovës ka kaluar.

“Unë mendoj se ka kaluar rreziku i ndarjes së territoreve”, është shprehur Abazi.

Ai tha se nga shtatori i vitit të kaluar, populli ka treguar se nuk lejon qeverisje tjetër brenda territorit të Kosovës.

“Në protestat 29 shtator të vitit të kaluar populli ka treguar se nuk lejon asnjë qeverisje tjetër brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Abazi në T7.

Marrëveshjet e ngjashme, Abazi i ka quajtur të rrezikshme.

“Marrëveshjet nëpër skuta e dhoma të errëta janë të rrezikshme dhe kanë konsekuenca tepër të mëdha”, tha Abazi

Tutje, Abazi çështjen e kufirit e krahasoi me Kutinë e Pandorës.

“Loja me kufi është sikur hapja e Kutisë së Pandorës”, shtoi Abazi.