Anësori i Prishtinës, Leonit Abazi, po kalon në një formë shumë të mirë në pranverë.
Abazi ka folur për ndeshjen e së shtunës ndaj Feronikelit, ku sipas tij Prishtina pret fitore.
“Përballja e nesërme me Feronikelin mbase do të jetë ndeshja më e vështirë deri tani, sepse janë ekip i fortë e me shumë kualitete. Por, pa asnjë dyshim pres fitoren e radhës që të vazhdojmë me këtë ritëm”.
“E vërtet që po gëzoj formë të lartë për çka mendoj se është meritë e gjithë bashkëlojtarëve dhe shpresoj të vazhdoj sa më gjatë të jap më të mirën për ekipin”, ka thënë Leonit Abazi për faqen e klubit.
Prishtina mban vendin e tretë në renditje me 50 pikë, tri më pak se Drita që është lider. /Telegrafi/