Site icon Telegrafi

Abazi: Në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, por strukturave jashtë institucionale – edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit

Deputeti Haki Abazi sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet pa pozitën “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike” ka thënë se është për brengosje që në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, qeverisë, Komisionit parlamentar, por i përgjigjet një strukture jashtë institucioneve.

Abazi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tutje tha se edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit.

“…Në skandalin e fundit me FSK-në, një vajzë me krejt respektin që nuk e ka kryer as shkollën e mesme si duhet, flet për çështjet e Ministrisë së Mbrojtjes sepse është spiuni i Dejona Mihalit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, qeverisë, rrjedhimisht Komisionit parlamentar, por i përgjigjet një strukture jashtë institucionale atje dhe bart mesazhin dhe krijon diskursin publik, të cilën ia përcakton dikush jashtë institucioneve…

Kjo është për brengosje..”, tha ai. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version