Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe në lidhje me këtë ka thënë se ka disa arsye.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se janë një sër faktorësh që e kanë shtyer të mos marrë pjesë.
Tutje ai ka deklaruar se të gjitha i ka transmetuar të lidershipi dhe pres të adresohen me kujdes.
“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju faleminderit për mirëkuptim për mospjesëmarrjen sot”, shkruan Abazi.
Telegrafi ka provuar të marrë një sqarim në lidhje me këtë postim nga Abazi, por nuk ka arritur të marrë përgjigje. /Telegrafi/