Telegrafi

Abazi: Jo gjendje e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme

Ish zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, ka thënë se Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, që nga rënia e Qeverisë Kurti, vazhdimisht janë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Një kërkesë të tillë e ka përsëritur edhe sot, Haki Abazi, ndonëse vendi është pranë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të numrit të madh të infektuarve dhe viktimave nga covid-19.

“Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme.

Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme.

#Zgjedhje”, ka shkruar Abazi. /Telegrafi/