Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se do të inicojë mocion të votëbesimit në Kuvendin e Kosovës, për Qeverinë Kurti.
Më këtë rast ai prishi koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Abazi përmes një shkrimi në Facebook, tha se ësht ëëpër keqardhje që deklaratat e Isa Mustafës e Agim Veliut janë në sinkron të plotë me presidnetin Hashim Thaçi dhe PDK-në.
“Është për keqardhje kur dëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK. Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19”, shrkuan Abazi.
Ai shtoi se kjo frymë ka qenë edhe në kohën kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, ndërsa shtoi se Veliu ka qenë i ngathtë për veprim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Adinistratës Publike.
“Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arsye në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi i çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun. Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti”, tha Abazi. /Telegrafi/