Site icon Telegrafi

Abazi: 236 mijë nënshkrime deri sot, vazhdojmë me kërkesën për zgjedhje

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka thënë se deri tani kanë mbledhur 236 mijë nënshkrime për peticionin ku kërkohen zgjedhjet.

Abazi ka thënë se 236 mijë nënshkrime janë kundër qeverisë siç e ka quajtur ai ilegale të presidentit, Hashim Thaçi, transmeton Telegrafi.

“236 mijë nënshkrime kundër qeverisë ilegale të Thaçit, të pas mesnatës për të bërë një qeveri që nuk u zgjodh asnjëherë nga vota, edhe atëherë kur kandiduan për kryeministër edhe tani me 6 tetor nuk i votuan për të qeverisur. 236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë për të hapur sytë me gisht atyre që në emër kinse të demokracisë e vjedhin vullnetin demokratik të qytetarëve. 236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, kundër vendimit të falsifikuar të gjykatës kushtetuese për dekretin jokushtetues të presidentit shpifës”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi ka thënë se do të vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve.

“I kujt është ky shtet? -nëse nuk është i qytetarëve, në emër të kujt flet qeveria ilegale e pasmesnatës dhe njeriut që ka vendim të prerë- denim nga gjykata, kjo qeveri e Thaçit është për të financuar ndarjen dhe për të mbuluar sistemin e krimit dhe korrupcionin, favoret per pseudo- gazetarët e portalet e yellow press dhe kontratat e lobimit.  236 mijë nënshkrime dhe vazhdojmë, nuk durojnë gënjeshtrat e propagandat e Thaçit e as Mustafës e as mashat e tyre që vërshojnë mediat sociale me lajme të rrejshme e shantazhe e propagandë. 236 mijë dhe vazhdojmë bashkë sepse jemi shumë e të pandalshëm”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version