Kristel Abazaj e ka nisur mjaftë mirë aventurën te Anderlechti.
Pasi ka luajtur në dy ndeshje miqësore të mëparshme, ka ardhur edhe goli për sulmuesin shqiptar.
I transferuar tek gjiganti belg nga skuadra shqiptare Luftëtari, Abazaj ka filluar shkëlqimin.
Në ndeshjen miqësore ndaj kampionëve të Holandës, PSV Eindhoven, sulmuesi shqiptar ishte në fushë nga minuta e parë e pjesës së dytë.
Anderlecht arriti një fitore me rezultat 5-3, ku njëri nga golat u shënua nga Abazaj.
22-vjeçari realizoi në minutën e 47-të, kur pas një gabimi të portierit kundërshtar lehtësisht shënoi. /Telegrafi/