Site icon Telegrafi

Abate: Milani luan kundër njërës prej skuadrave më të mira në Evropë

Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, dëshiron hakmarrje ndaj Juventusit të shtunën, për finalen e Kupës së Italisë nga sezoni i kaluar.

“Nuk do të jemi nervozë, sepse pritjet nuk janë të mëdha kur luan ndaj një prej skuadrave më të forta në Evropë. Do të jetë gjë e bukur të luajmë në San Siron e mbushur plot”.

“Kundër Juventusit nuk fitojmë shpesh, humbja në Kupën e Italisë akoma dhemb, sepse merituam më shumë”.

Lexo po ashtu Pas lëndimit të Montolivos, Milani cakton kapitenin e ri

“Do të luajmë ndaj më të fortit dhe do të shohim se sa larg mund të shkojmë. Do ta nisim ndeshjen si jofavoritë, të shohim se çfarë mund të ndodhë brenda 90 minutash”, ka deklaruar Abate.

29-vjeçari e ka lëvduar edhe punën e Vincenzo Montellas, i cili i ka ndihmuar skuadrës që t’i lë pas dështimet në sezonet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version