Site icon Telegrafi

Ambasadori Abbott: E respektojmë dorëheqjen e Thaçit dhe mbështesim Osmanin, u.d. e presidentes

Ambasadori i britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili u dorëhoq nga posti pas nisjes për në Hagë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka thënë se Britania e respekton dorëheqjen e Thaçit dhe mbështet Vjosa Osmanin si ushtruese detyre e presidentes.

Lexo po ashtu ​Thaçi, Veseli e Selimi niset për në Hagë

“Ne e respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi në interes të Kosovës dhe do të mbështesim Ushtruesin e Detyrës së Presidentit Osmani për të mbrojtur stabilitetin”, shkruan Abbott, njofton Telegrafi.

Exit mobile version