Në fillim ishte hapsira mes kofshëve, pastaj ura e bikinit (trendi kontraversial që konsistonte në bërjen e fotove nga sipër gjoksit për të treguar hapsirën mes gjokseve dhe kockave të legenit) dhe tani është “ab crack”.
Bëhet fjalë për trendin e ri që ka pushtuar Instagram-in dhe që konsiston në shfaqjen dhe theksimin sa më shumë të jetë e mundur të kanalit që përshkon duke ndarë në gjysmë muskujt e barkut.
Kanë qenë modelet Emily Ratajkowski, Bella Hadid dhe Jourdan Dunn ato që e kanë nisur trendin që nga ekspertët, është cilësuar si shqetësues pasi për të disatën herë, i përball femrat me imazhe jorealiste të trupit ideal femëror.
Sipas trajnerit Rob Sulavor, një gjë e tillë varet kryesisht nga gjenetika.
Ai shpjegon se kushdo mund të përpiqet t’i theksojë muskujt e barkut nëpërmjet stërvitjes intensive por struktura e tyre është thuajse e pamundur të ndryshohet.
Emily Ratajkowski
Jourdan Dunn
Bella Hadid