Telegrafi

“Aatanasov dha dorëheqje sepse nuk u bë ministër i Arsimit dhe Shkencës”

Kryeministri Zoran Zaev në pyetjen se se pse dha dorëheqje zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov tha se dorëheqja e tij vjen për shkak se nuk u bë ministër.

“Ai është mik i imi dhe ishte zëvendësministër në një periudhë serioze. Më vjen keq që zotëri Petar Atanasov kështu e shpalli dorëheqjen e tij. Kjo është e drejta dhe përgjegjësia e tij. Është radha që edhe unë të them se ai këtë e ka bërë për shkak se nuk u bë ministër. Çdokush nuk mund të bëhet ministër, ndonjëherë edhe rrethanat nuk janë të tilla”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se Atanasov vazhdimisht ka kërkuar nga ai të bëhet ministër i Arsimit dhe Shkencës ndërsa të shtunën i ka dhënë përgjigje përfundimtare.

Lexo po ashtu Jep dorëheqje zv.ministri i Arsimit, Petar Atanasov: Nuk i realizuam ato që i premtuam

Lidhur me qëndrimet e Atanasovit për moszbatim të reformave, kryeministri u përgjigj se ata vazhdojnë konform programit se seriozisht i përkushtohen arsimit si “proces i gjallë dhe materie e gjallë” dhe se përmes debatit do të ndërtojnë sistem të vërtetë arsimor./Telegrafi/