Site icon Telegrafi

Aaron Carter bën tatuazh në fytyrë, ndërkohë që familjarët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij mendore

Aaron Carter (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Aaron Carter e ka treguar një tatuazh të madh në fytyrën e tij, ndërkohë që vazhdon të spekulohet se gjendja e tij mendore nuk është e mirë.

31-vjeçari e ka treguar tatuazhin e ri përmes postimeve në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar edhe përshkrimet.

“Unë jam gjëja më e madhe në muzikë aktualisht. Nuk mund të më mohoni. Është fakt, kontrolloni”, ka shkruar ai në Instagram.

Ky është tatuazhi i parë në fytyrën e këngëtarit, ndërsa vjen pasi vëllai i tij, Nick (ylli i “Backstreet Boys”) dhe motra binjake, Angel, kanë kërkuar urdhër kufizues për ta mbajtur larg tyre dhe familjeve të tyre.

Ata kanë thënë se kanë frikë nga gjendja mendore e Aaron, i cili njëherësh është posedues i shumë armëve, të cilat i ka treguar edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, vet ai ka deklaruar se ka marrë trajtim mjekësor dhe ndihet mirë, përkundër krizës familjare, si edhe i ka shituar armët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version