Sot, kur Kosova po rrezikohet nga brenda e nga jashtë, bashkimi i kundërshtarëve të kësaj qeverie është i domosdoshëm, qenka thënë sot në një komunikatë nga Këshilli I Përgjithshëm I VV-së. Pikërisht ky qëndrim ka kohë që është manifestuar dhe mbrojtur fuqishëm nga AAK dhe vazhdon të mbetet kursi I veprimit politik të AAK-së, thuhet në një kumtesë të AAK-së.
“Të bindur se duke qenë aktiv dhe të zëshëm kundër keqqeverisjes në Kosovë, ne e kemi thirrur një protestë gjithpopullore për datën 14 Maj, dhe ne do të punojmë, që të vetëm ose bashkarasiht, ta vazhdojmë kundërshtimin tonë të pakopmpromis deri në dorëheqjen e kësaj qeverie antikushtetuese.
Partitë politike opozitare dhe shoqëria civile, e kanë shansin e tyre jetik, që të dëshmohen se janë të pa sherr në kundërshtimin e një qeverisjeje të dëmshme për Kosovën, dhe të heqin dorë, një herë e mire, nga çdo kalkulim politik.
Është e vërtetë që AAK, asnjëherë nuk do ta pranojë logjikën që ky pushtet të përmbyset me revolucion, por me kundërshtim të vendosur qytetar e civil.
Ajo që AAK insiston sot e tani është që të lihet anash retorika politike dhe të kalohet në veprime konkrete. Kjo dmth që kundërshtimi të jetë i vazhdueshëm, masovik dhe i vendosur, e mbi të gjitha i pakushtëzuar.
Ata që janë kundër kësaj keqqeverisjeje, duhet të jenë bashkë sot, pa bërë pyetje se ku do të jenë individualisht nesër. Kundërshtimi nuk është për hesape politike, por është për interesin e vendit, për interesin e brezave dhe të fëmijëve tanë.
Ne besojmë fuqishëm se zëri I arsyes në cdo parti opozitare, apo grup interesi, apo përfaqësuesi të shoqërisë civile, është më I fuqishëm se sa hezitimet e kalkuluara politike.
Formulimet dykuptimshe për gjoja koketimet me partitë në pushtet të ndonjërit prej nesh, as nuk janë të sakta e as nuk janë të ndershme.
Kush është opozitar dhe kush është i vetëdijshëm për këtë keqqeverisje, bashkohet me 14 Maj.
Ose ata që nuk bashkohen e që bëjnë propagandë kundër këtij bashkimi, le të bëhën gati të na tregojnë se për hesap të kujt po punojnë.
Kosova është vend I vogël dhe retorika politike, kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme për të dëshmuar as vullnetin e as vendosmërinë politike. Këtu kërkohet veprim konkret, dhe ne besojmë akoma se vullneti i të gjithë neve për veprim konret nuk do të mungojë.
Shihemi së bashku me 14 Maj në Prishtinë. Ne jemi të bindur se duhet protestuar, po JU?”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/