Telegrafi

AAK me rezolutë për ndërprerjen e dialogut deri në liberalizimin e vizave

Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e viazve për Kosovën.

Sipas dokumentit që do të procedohet në Kryesinë e Kuvendit ndonëse liberalizimi i vizave dhe dialogu janë procese të ndara, deputetët nënshkrues të rezolutës kanë vlerësuar se Kosova ka bërë shumë konsesione në këtë dialog e nuk ka marrë asgjë mbrapa.

Sipas tyre liberalizimi i vizave do të paraqiste një shenjë se Kosova është e barabartë me vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së.

Kjo rezolutë pritet të paraqitet në seancën e radhës në kuvend.

Në arsyetim thuhet: Republika e Kosovës ka mbetur vendi i vetëm në rajon tash e sa kohë, qytetarët e së cilës nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Përveçse padrejtësi, ky përjashtim yni shkakton edhe probleme të mëdha praktike për qytetarët e Republikës në përvojat e tyre profesionale e jetërat familjare.