Aleanc për ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj sondazhit të Lëvizjes Vetëvendosje.
AAK thotë se publikimi i të ashtuquajturit “sondazh” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje nuk përmban asnjë element lidhur me metodologjinë e punës dhe nivelin e mostrave nuk tregon asgjë më shumë sesa shqetësimin dhe krizën e tyre si parti.
“Është shumë e qartë se Kryeministri Ramush Haradinaj me vendimet e guximshme dhe të drejta qe ka marr gjatë këtij mandati, jo vetëm që e ka rritur besimin ndaj tij si Lider por e ka përkrahjen me të madhe nga qytetarët, dhe atë më shumë se sa secili Kryeministër i kaluar”, thotë AAK.
“Përndryshe, përderisa të tjerët po merren me sondazhe të porositura, kryeministri dhe kryetari i ynë i’a ktheu dinjitetin vendit duke e bërë Kosovën me Ushtri, duke aplikuar taksën ndaj Serbisë dhe tani deri sa të tjerët vazhdojnë të merrem me garën për pushtet e flasim për zgjedhje ne po vazhdojmë suksesshëm rrugën tonë drejt zhvillimit të vendit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke udhëhequr me shtatë komuna asnjëherë nuk ka qenë më e fortë politikisht dhe pa asnjë dyshim është partia politike kryesore në vend ndërsa kryetari ynë është Lideri numër një.
Manipulimi sikur AAK ka shënuar rritje në 12.6 përqind është përpjekje për ta eklipsuar rritjen e vazhdueshme të AAK-së e që është shumë më shumë se aq|”, thuhet në reagimin e tyre./Telegrafi