Site icon Telegrafi

AAK: Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk është për garë politike

Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka përkrahur projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duke thënë se unanimisht duhet përkrahur pasi nuk është projektligj për të bërë garë politike.

Deputetja Teuta Haxhiu në emër të AAK-së, tha se vlerat e luftës së UÇK-së ishte ideali për shtetin që e gëzojmë sot

“Ky ligj nuk është për të bërë garë politike, as për poena politik por kërkon mbështetje unanime të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Prandaj ne si grup parlamentar I AAK-së, e përkrahim në lexim të parë“, tha ajo.

Ajo tha se AAK kërkon nga të gjithë deputetët që ta pasurojnë këtë ligj deri në ligj, derisa shtoi se është më e pakta që AAK mund të bëjë për që institucionalisht ta mbrojnë luftën e pastër të UÇK-së./KP/

Exit mobile version