Pavarësisht zhvillimeve rreth Kosovës, politika në vend mbetet e ndarë, sidomos në mëdyshjet e partive opozitare rreth pjesëmarrjes ose jo në Kuvendin e Kosovës.
Sidoqoftë, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëruan sot se qëndrimi i tyre për të bojkotuar Kuvendin edhe mund të ndryshojë, raporton transmetuesi publik.
AAK në ditët vijuese do të shqyrtojë vendimin nëse do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit kur diskohet për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj.
AAK është pjesë e çdo diskutimi për interesin shtetëror, ka shtuar Lekaj.
E, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ftoi opozitën që të heqë dorë nga bojkoti edhe, siç ka thënë, dhuna në Kuvend.
Ai kërkoi nga oponentët në opozitë që të flasin me argumente për demarkacionin.
Ndërsa subjekti opozitar Vetëvendosje ka paralajmëruar kundërshtimin e demarkacionit edhe me veprime jashtë Kuvendit.