Site icon Telegrafi

AAK përfundon punimet në Kuvendin e Punës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i përfundoi me sukses punimet në Kuvendin e Punës.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.

Lexo po ashtu Haradinaj: Kemi rritje ekonomike, rritje të buxhetit dhe prodhimit

Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe sloganin e Partisë, që ishte propozim i Kryetarit Ramush Haradinaj, ‘’Ne guxojmë me krijue”!

Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.

Exit mobile version