Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka thënë se do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike, dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme.
Në njoftimin për media thuhet se pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje.
AAK në njoftim thekson se votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake./Telegrafi/