Site icon Telegrafi

AAK: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet e mëparshme për Demarkacionin

AAK dhe Ramush Haradinaj nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet.

Lexo po ashtu Qeveria në kërkim të votave për Demarkacionin

“Për hir të informimit të drejt të opinionit publik, ju njoftojmë se AAK vazhdimisht ka qenë e hapur për konsulta rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë qëllim kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues dhe të takohemi me të gjitha palët e interesuara për korrigjimin, përkatësisht zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për Kosovën dhe Malin e Zi. Kushdo që është i interesuar të ndihmojë në korrigjimin e marrëveshjes së kufirit, ne do ta takojmë, si dhe do ta mbështesim çdo marrëveshje që për qëllim ka korrigjimin e vijës kufitare duke e rikthyer kufirin në pikat e mëparshme në Cakorr dhe në Kullë të Zhlepit. Informatat tjera janë spekulime dhe të pavërteta të cilat mund të bëhen edhe me qëllim te zhvendosjes se vëmendjes së opinionit publik nga problemet reale me te cilat po përballet Qeveria dhe presidenti”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Ndryshe, portakli lajmi.net ka raportuar se në takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, bashkë ishin kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas portalit, temë kryesore dhe e vetme ka qenë miratimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, gjë që do të ndikonte që kosovarët përfundimisht të lëvizin pa viza në Zonën Shengen dhe se është arritur pajtimi që AAK-ja ta votojë demarkacionin me disa ndryshime, por që në thelb nuk ndikojnë në tërësinë e marrëveshjes fillestare me Malin e Zi! /Telegrafi/

Exit mobile version