Deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në protestën e sotme të paralajmëruar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Pal Lekaj, kryetar i grupit parlamentar të deputeteve të AAK-së thotë se nuk do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lekaj thotë se pa u koordinuar me partitë e bllokut opozitar nuk do të dalin më në protesta.
“Për momentin nuk është koha për protesta. Dje i gjithë opinioni e pa që Kosova po i fal tokë Malit të Zi”, ka thënë Lekaj për gazetën “Zëri”.