Telegrafi

AAK: Muhaxheri iu bashkua valles së Qeverisë për demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj qëndrimit të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se edhe Muhaxheri “iu ka bashkuar valles së Komisionit Shtetëror dhe Qeverisë së Kosovës”.

“Është për keqardhje dhe tejet e dëmshme për situatën aktuale deklarimi i Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Edhe ky Gazmend Muhaxheri i’u paska bashkuar “valles” së Komisionit Shtetëror dhe Qeverisë së Kosoves, e që të cilët me të pa drejt dhe krejtësisht në shpëputhje me faktet dhe të dhënat, si dhe në dëm të territorit tonë po insistojnë të humbim jo më pak se 8300 hektarë tokë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas AAK-së, ky deklarim i Gazmend Muhaxherit, se kufiri nuk është në Çakorr, është në kundërshtim të plotë me gjendjen faktike, si dhe është në kundërshtim të plotë me dy Rezolutat e Kuvendit Komunal të Pejës të cilat janë votuar nga të gjitha subjektet politike që janë pjesë përbërëse e këtij Kuvendi, përfshirë këtu edhe subjektin ku bën pjesë vet kryetari Muhaxheri.

“Ky deklarim i kët ij njeriu nuk na habit, mirëpo i habitshëm mund të konsiderohet fakti që Muhaxheri deklaron edhe kundër subjektit të tij politik, të zgjedhurve të tij si dhe, edhe zgjedhësve të tij”, thuhet tutje në reagim.

AAK thotë se nëse Murat Meha dhe Gazmend Muhaxheri, nuk kanë fakte për vijën kufitare, atëherë ne fati i tyre dhe disa eksponentëve të tjerë do të jetë i mjerë

Kjo pasi, sipas AAK-së, “faktet ekzistojnë, janë relevante, sepse kufiri do të jetë në kufi, aty ku ka qenë historikisht, aty ku edhe është mbrojtur nga vet rugovasit për breza të tërë dhe aty ku nuk ka mandat as kush ta lëvizë atë”.