Site icon Telegrafi

AAK mbetet me dy bastione, LVV e mposht në pesë komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 66,25% të votave të përgjithshme.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm, madje ajo ka arritur të shënoj përmbysje edhe në disa komuna të cilat ishin bastione të subjekteve tjera.

Kësaj radhe LVV ka arritur t’ia marrë AAK-së, komunën e Gjakovës, Klinës, Rahovecit, Obiliqit dhe Suharekës.

Në Gjakovë LVV deri tani ka marrë 49,98% kurse AAK 26,59%.

Në Klinë vërehet një garë më e ngushtë por LVV prin me 29,51% kurse AAK me 23,93%.

Në Rahovec LVV ka 42,57% kurse AAK 20.68%, në Obiliq LVV 54,43% kurse AAK 16,66% dhe në Suharekë LVV ka marrë 37.61% kurse AAK 21,21%.

Partia e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj i cili në këto zgjedhje është kandidat për president, ka arritur të ruaj bastionet e saja në Deçan dhe Junik.

Në këto dy komuna AAK prin me numrin e votave. Në Deçan AAK ka marrë 51,47% kurse në Junik ka marrë 47,47%.

Duhet theksuar se këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe se numërimi i votave është duke vazhduar. /Telegrafi/

Exit mobile version