Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur mobilizimet për protestën e thirrur 14 majit.
Partia e Ramush Haradinajt tashmë ka filluar të shpërndajë në rrjetet sociale fotografi lidhur me mobilizimin që do ta bëjnë me 3 maj në Sallën e Kuqe, transmeton Telegrafi.
Ajo çfarë bie në sy është se AAK ka kopjuar Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën e shpërndarjes së mesazhe për këtë protestë në rrjetet sociale.
Për dallim nga motoja që përdorej në protesta në kohën e opozitës së bashkuar, motoja e kësaj proteste të cilën AAK po e cilëson të madhe do të jetë “Protesto për Kosovën”.
Vlen të theksohet se këtë protestë e ka përkrahur vetëm Nisma për Kosovën e cila tashmë zyrtarisht ka lidhur koalicion me AAK-në, ndërkaq Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet kësaj proteste. /Telegrafi/
Thirrjet e Vetëvendosjes në kohën e opozitës së bashkuar