Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA. Këtë e ka bërë të ditur Muharrem Nitaj zëdhënës i AAK-së, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas zyrtarizimit të koalicionit në KQZ.
“Ky ishte koalicion i imponuar nga koalicionet e bëra sot më herët”, ka thënë Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, duke shtuar se kjo është kërkesa e disa viteve që ky vend të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se ndarja e listës do të jetë e barabartë, 55 kandidatë nga PDK dhe 55 nga AAK-NISMA, dhe sipas tij, kjo do të jetë edhe ndarja e dikastereve qeveritare, pra 50 për qind me 50 pë rqind.
Nitaj ka thënë se e vlersojmë vullnetin e PDK’së, për të iu bashkuar Ramush Haradinajt, për kryeministër.
Ndërsa, Blerim Kuçi sekretar i AAK- së, ka thënë se kjo është një përgjigje më e mirë e mundshme, ndaj një kombinimi më të keq.
Kuçi ka thënë se kjo është një kundërpërgjije që Kosova duhet të mos udhëhiqet nga njerëz si Pacolli e Mustafa. “Jemi të bindur që Kosova do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj”.
I pyetur nga gazetarët për Demarkacionin, Nitaj ka thënë se AAK nuk e ndryshon qëndrimin për këtë temë. Ai ka thënë se këtë e ka kuptuar tani edhe PDK.